24-11-2024

Përfundon aksioni në ordinancën e Burdushit, krejt çka u konfiskua nga policia

Për më shumë se katër orë, policia së bashku me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një bastisje në pronat e Hysri Peçanit, mjekut popullor që në publik njihet si Burdushi, raporton Gazeta Express.

Dy prokurorët, Petrit Kryeziu e Fatos Ajvazi së bashku me policinë sekuestruan, tri vetura, intervistuan disa dëshmitarë, që sic mëson Express ishin duke pritur që të kryenin shërbime mjekësore nga Burdushi që prej mëngjesit të sotëm.

Hysri Pecanit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Burdushit në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Burdushi akuzohet se nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.

Në këtë proces, merren vesh mes vete që i akuzuari Hysni Peqani – Burdushi, t’ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume prej 2 mijë eurosh, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari Burdushi, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.