23-02-2025

Përfundon derbi rajonal Liria – Vëllaznimi, ja rezultati

Liria sot fitoi në derbin e javës ndaj Vëllaznmit, në Ligën e Parë të Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në stadiumin ”Përparim Thaqi”,  prizrenasit shënuan fitore me rezultat 1-0. Shënoi sulmuesi Dijar Nikqi, në minutën e 50-të.

Ndeshjen e përcollën tifozët e shumtë, duke krijuar atmoferë.

Liria ka 27 pikë, shtatë më pak se lideri Drenica, dhe 3 më pak se Vëllaznimi, që renditet i dyti.

/ Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.