Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, s’ka asgjë të re
Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja e kryesisë së LDK-së, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike ne vend, pas mandatimin te Albin Kurtit nga Presidenti Hashim Thaçi.
Zedhenesi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se LDK vlerëson qe vendi ndodhet ne situate renesishme ngase tani vullneti i qytetareve i shprehur me 6 tetor eshte afatizuar.
Ai tha se LDK edhe njeher shpreh vullnetin per arritjen e nje marrëveshje koalicioni me Veteventosjen.
“LDK edhe njeher shpreh vullnetin per marrëveshje politike te balancuar me Vetevendosjen, qe do te reflektonte ne teresi rezultatin e zgjedhjeve te 6 tetorit. Kryesia e LDK-se konsideron qe marrëveshja e propozuar nga ekipio negociator i LDK-se e reflekton ne teresi rezultatin zgjedhor dhe garanton perfaqesim te barabarte”.