Përfundon numërimi i votave, ja sa ulëse siguruan partitë politike në Kuvendin e Kosovës
Pas procesimit të 100% të votave në platformën e KQZ-së, partitë politike kanë mësuar mandatet e fituara në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje me 51.11% të votave ka siguruar 57 ulëse, e ndjekur nga PDK me 20.19% të votave apo 22 mandate. LDK ka fituar 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas 13.23% të votave të siguruara, kurse AAK me 5.50% ka siguruar 6 ulëse në legjislaturën e re.


