Përfundon numërimi i votave me postë, ja kush e fitoi Dragashin
Ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora për kryetar të komunës së Dragashit.
Bexhet Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit.
Ai nga votat e diaspores që ishin edhe përcaktuese, mori 464 vota ndërsa kundërkandidati nga PDK Shaban Shabani mori 152 vota.
Gjatë periudhës së votimit përmes postës KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletvotime.
Pas vlerësimit dhe verifikimit brenda këtyre pakove janë konstatuar 696 zarfe të individualizuara me fletëvotime ku prej tyre janë aprovuar 647 ndërsa janë refuzuar 49 për shkak të mos plotësimit të kritereve.