24-11-2024

Përfundon protesta e gazetarëve në shesh, kërkohet që gjykata ta trajtojë rastin drejtë

Ka përfunduar protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova. Në sheshin e Prishtinës protestuan gazetarë, përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.

Anëtari i bordit të AGK-së, Naim Sadiku, ka thënë se ky asociacion e ka organizuar protestën e sotme për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me vendimin e MINT-it për licencën e Klan Kosovës.

Sadiku tha se AGK-ja, vendimin e MINT-it e sheh si një vendim të qëllimshëm politik dhe si një ndërhyrje në lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes.

“Gazetarët janë përballur me një fushatë të egër të partisë në pushtet dhe në këtë kohë denoncojmë këtë gjuhë ndaj mediave”.

“Si AGK, kërkojmë nga gjykata që ta trajtojë rastin e Klan Kosovës në mënyrë të drejt, duke mos u ndikuar nga politika”, u shpreh ai.

Të gjithë kameramanët dhe gazetarët që ishin duke e ndjekur protestën i kanë lënë pajisjet e tyre në tokë dhe i janë bashkuar protestë bashkë me kolegët e tjerë.

Përpara protestuesve janë vendosur pajisjet mediale si shenjë proteste.

Asnjë koment

Comments are closed.