26-11-2024

Përfundon sezoni: Liria mbetet në Ligën e parë

Ka përfunduar sezoni i rregullt i futbollit në Ligën e Parë.

Malisheva e ka fituar ndja Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 0 – 3, duke siguruar për herë të parë hyrjen në Superligë.

Përkundër pritshmërive në Prizren që KF Liria të kthehet në Superligë ajo nuk arriti të siguroj një vend në kategorin superiore aty ku edhe e meriton të jetë.

Kujtojmë që Liria në këtë sezon arriti ti grumbulloj 34 pikë në pozitën e 5 të renditjes tabelare në Ligën e Parë, ndërsa KF Malisheva në këtë sezon grumbulloi 60 pikë dhe u rendit e para në tabelë, gjë që e siguroi pjesëmarrjen në Superligë./tvprizreni.net/

Pas këtij dështimi të Lirisë, ka reaguar edhe tifo grupi “Arpagjik’t”

Reagimi i plotë:

Letër e hapur publike për Kryetarin e Komunës dhe departamentit për Sport,
Kryetarin dhe kryesinë e Kf Lirisë dhe
Bordin e Kf Lirisë.

Sot ka përfunduar edhe sezoni i rregullt i futbollit në Ligën e Parë ku bën pjesë edhe klubi jonë i zemrës KF LIRIA.
Përkundër pritshmërive nga i gjithë spektri futbolldashës në Prizren dhe jo vetëm që klubi jonë i zemrës te kthehet në Superligë aty edhe ku e ka vendin ndodhi ajo që nuk e dëshironim askush, DËSHTIMI.

Duke parë këtë gjendje të rënduar në klub dhe duke parë statusin e klubit i cili është publik ku asnjëherë nuk patëm suksese te cilat i meriton Prizreni si vatër e futbollit ne si djemt e qytetit, tifozëria Arpagjik’t kemi një kërkes të qartë dhe të vetme për Kryetarin dhe bordin e klubit gjithashtu për Komunën si donatore kryesore për të mirën e emrit të madh LIRIA

1. Të thirret kuvendi i klubit

2.Të kërkohet dhe të shpërbêhet ky bord dhe

3.Klubi te shkon në Privatizim apo shoqëri aksionare

* Në të kundërtën do të jemi ne ata që nuk do ta lejojmë vazhdimin e pjesëmarrjes së Kf Liria në kompeticionet e ardhshme sepse është bërë MJAFT duke u nëpërkëmbur dinjiteti i klubit dhe sporti në përgjithësi në Prizren.

Kryesia e Arpagjik’t
15.05.21

Asnjë koment

Comments are closed.