27-11-2024

Përfundon tërheqja 25% e policisë nga objektet komunale në veri

25 përqind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pjesa veriore. Kjo është konfirmuar nga zëvendës drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të vendimit të qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në teren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, tha ai.

Ndryshe në marrëveshjen e arritur të hënën në Bratislavë, por e cila u bë publike të martën nga Qeveria e Kosovës, parashihet që në kuadër të hapave të shtensionimit të situatës në veri, Kosova të reduktojë për 25 për qind prezencën e Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale.

Asnjë koment

Comments are closed.