25-11-2024

Përkujtohet ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçi

Komuna e Suharekës sot në 20-vjetorin e vrasjes, ka përkujtuar ish-kryetarin e saj, Ukë Bytyçin dhe dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin të cilët u vranë menjëherë pas fitores së LDK-së në zgjedhjet lokale në këtë Komunë.

Në Akademinë përkujtimore që u mbajt me këtë rast kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në mes tjerash ka theksuar se “Figura e Ukës ishte unike dhe e pa përsëritshme, perms përsonalitetit të tij e kuptojmë shembullin e atdhedashurisë dhe përkushtimin për lirinë e vendit”.

Ndërsa në emër të strukturave politike të LDK-së, ka folur Anton Çuni, i cili tha se sot jemi mbledhur për të kujtuar dhe nderuar njërin ndër figurat më emblematike të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, figurën e bashkëpuntorit të ngushtë të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, njiherit simbolin e luftës dhe të paqës – Ukë Bytyçin.

E në emër të familjës së Ukë Bytyçi, të pranishmit i ka përshëndetur dhe njëkohësisht i ka falenderuar për pjesëmarrje djali i tij Flamuri.

Në Akademinë Përkujtimore, siç është bërë traditë tashmë, u nda edhe çmimi “Ukë Bytyçi”, që jepet për udhëheqje dhe punë të mirë e që i është ndarë Arsim Kabashit, president i klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkani.

Në fund u vunë kurora lulesh nga delegacione të ndryshme te shtatorja e Ukës, mbi varrin e tij në Semetisht dhe në atë të Bajram Bytyqit dhe Bafti Bajramit në fshatin Nishor.

Asnjë koment

Comments are closed.