23-11-2024

Përkujtohet ish-kryetari i Suharekës, Ukë Bytyqi

Komuna e Suharekës dhe kryetari Bali Muharremaj, kanë organizuar akademi përkujtimore për ta kujtuar
ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçi dhe shoqëruesit e tij, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami, në 17 vjetorin e vrasjes së tyre.

Siç njoftohet, në këtë akademi fjalë rasti ka pasur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Para shumë të pranishmëve, familjarëve të të vrarëve, përfaqësuesve të LDK-së, dhe qytetarëve të shumtë kryetari Muharremaj ka vlerësuar lartë figurën e Ukë Bytyçit duke ndarë momente që nga njohja me të nga koha e ilegalës, koha e luftës dhe ajo e pasluftës.

Ndërsa Vjosa Osmani nga LDK, ka vlerësuar Ukë Bytyçin si një qytetar të devotshëm dhe një burrë të madh të Suharekës, si një njeri që nuk ka kursyer asgjë si në kohë lufte si në kohë paqe, duke shtuar se Uka ka mbetet i pakrahasueshëm.

Pas një programi artistik janë bërë homazhe tek busti i Ukë Bytyçit dhe janë vendosur buqeta lulesh tek varrezat në fshatin Semetisht dhe Nishor.

Asnjë koment

Comments are closed.