22-11-2024

Përkundër shqetësimit që pati, Muriqi do të jetë gati për ndeshjen e radhës të Mallorcas

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka pasur një shqetësim në ndeshjen ndaj Qipros.

Ai ka luajtur vetëm 45 minuta dhe është zëvendësuar, shkruan Gazeta Express. Mirëpo “Pirati”, duke se është në top formë dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e fundjavës që Mallorca e luan ndaj Villarealit.

Kështu ka bërë me dije trajneri Jagoba Arrasate.

“Ai ka stërvitur si gjithë të tjerët dhe është i gatshëm për lojë. E kam parë në formë të mirë, në gjendje të përkryer. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por i kam parë dy golat.  Këtë javë u stërvit normalisht dhe është i gatshëm, për fatin tonë”, tha trajneri i Mallorcas.

Sfida ndaj Villarealit luhet nesër me fillim nga ora 14:00.

Muriqi këtë sezon me Mallorcan ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.

Asnjë koment

Comments are closed.