Përl:eshje masive mes nxënësve të “Sami Frashërit”, qëllohen me sende të forta
Një përleshje masive mes gjimnazistëve të “Sami Frashërit” në Shqipëri ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës pas përfundimit të mësimit, këtë të hënë.
Sipas dëshmitarëve, adoleshentët janë përplasur fizikisht dhe kanë përdorur sende të forta gjatë konfliktit. Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, njëri prej tyre shihet duke goditur bashkëmoshatarët me barrierat e parkimit.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe deri më tani kanë shoqëruar gjashtë persona të përfshirë në sherr.