Përleshje mes katër personash në Prizren, të shtëna edhe me armë
Prizren ka ardhur te një përleshje mes katër personave. Njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë.
“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti vazhdon të hetohet”, është njoftuar në raportin e policisë.