29-11-2024

Përleshje mes të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Sot ka ndodhur një përleshje mes të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Një i burgosur është sulmuar fizikisht nga dy të tjerë. Rastin për Indeksonline e kanë konfirmuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka ndodhë një përleshje mes të burgosurve, dy të burgosur, kanë sulmuar një të burgosur tjetër”, ka thënë zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi.

Sipas tij, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët i kanë marr të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontroll.

“Për rastin janë njoftuar Policia, i burgosuri i lënduar ka marr ndihmën mjekësore, ndërsa dy të burgosurit tjerë janë veçuar dhe ndaj tyre do të merren masa konform shkeljeve ligjore”, ka thënë Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se të burgosurit nuk kanë pasur lëndime të rënda dhe se për momentin nuk dihet motivi i përleshjes./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.