Dy raste të rrahjes kanë ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Sipas Policisë, si pasojë e lëndimeve 8 persona kanë pranuar tretman mjekësor, raporton Gazeta e Prizrenit.
Raporti nga PK:
- Fsh. Landovicë, Prizren 21.08.2023-21:30. Raportohet se si pasojë e një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Fsh. Landovicë, Prizren 22.08.2023-15:30 Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
-
SHPALLJE: