Një rast i përleshjes ka ndodhur në Prizren, me ç’rast janë lënduar tre persona, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë, për shkak të lëndimeve ata kanë pranuar tretman mjekësorë.
Raporti nga PK:
Prizren, 25.12.2022 – 20:30. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.