Përleshje në Prizren, tre persona të lënduar
Një përleshje ka ndodhur mes tre personash në Prizren, ndërsa njëri është arrestuar , raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar Policisë, rasti ka ndodhur pas sulmit fizikisht ndaj një femreje, derisa tre persona kanë marrë tretman mjekësorë.
“Beteja e Pashtrikut 02.07.2023-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimen femër kosovare, ku si rredhojë i dyshuari tjetër ka sulmuar të dyshuarin e lartcekur. Lëndime trupore kanë pësuar që të tre dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.