22-11-2024

Përleshje në rrugën ”Tirana” në Prizren, një i lënduar me thikë

Pak pas orës 18:00 në rrugën ” Tirana” ka ndodhur një përleshje midis disa personave, ku janë përdorur edhe mjete të mprehta, me ç’rast janë lënduar dy prej pjesëmarrësve në këtë përleshje, konfirmojnë për TV Prizreni, zëdhënësi i DRP Shaban Osmanollaj dhe shefi i Shërbimit të Urgjencës, dr. Gylxhan Hasani.

Sipas këtij të fundit, dy të lënduarve nga kjo përleshje i është dhënë ndihma e parë mjekësore, pasi njëri nga ata ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë si pasojë e goditjes me thikë, raporton TV Prizreni.

 

Asnjë koment

Comments are closed.