Përplasen dy vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka persona të lënduar
Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Indeksonline.
Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës për Indeksonline tha se aksidenti mes dy automjeteve ndodhi në drejtimin Duhël-Prishtinë, ku si pasojë dy persona u lënduan.
Ai tregoi se njëri prej të lënduarve është dërguar për trajtim mjekësor.
“Aksidenti ka ndodhur në autostradë, drejtimi Duhël-Prishtinë (km 42). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me aksidentin”.