Mbledhja e sotme e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit po karakterizohet me përplasje e polemika e shumta në mes të anëtarëve të Kuvendit, e madje edhe në mes tyre dhe kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.
Në këtë mes janë edhe vet anëtarë të Kuvendit nga radhët e partive në koalicion, të cilët janë përfshirë në debat dhe ndërprerje të fjalës.
Një rast i tillë është ai i anëtarit të LDK-së, Xhavit Ukajt si dhe atij të AAK-së, Ilir Baldedajt, të cilët pas disa polemikave paraprake me kryetarin Haskuka, janë përplasur verbalist në Kuvend.