“Personalisht nuk kam vija të kuqe – Kurti ofendoi, nënçmoi, ndërtoi murin kinez”, Quni
Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se ai personalisht nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik shqiptar në Kosovë.
Por, ai thotë se vijat e kuqe, madje edhe “murin kinez’ e ndërtoi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Duke iu referuar ofendimeve të Kurtit ndaj partive politike, përfshirë edhe LDK-së, Quni tha se Kurti nuk la më hapësirë komunikimi apo bashkëpunimi.
“E kam thënë personalisht nuk kam vija të kuqe, jo vetëm me LVV, por me asnjë parti. Nuk do të duhej, asnjë personalitet, apo parti politike me ngrit vija të kuqe brenda spektrit politik shqiptar”.