Personat që sulmuan policinë në Merdar, lirohen në procedurë të rregullt
Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ndaluan dy vetura që kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:20, në afërsi të kufirit Merdar, Podujevë.
Tutje në raport bëhet e ditur se pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë.