Personi me probleme psikike ia vë flakën një veture në Malishevë
Një person në Malishevë u arrestua nga policia pasi dyshohet se ia kishte vënë flakën një veture e cila ka qenë e vendosur në parking.
Gjatë intervistimit, i dyshuari kishte pohuar se qëllimisht ia kishte dhënë flakën veturës së lartcekur.
Është mësuar nga familjarët e tij se i njëjti ka probleme psikike dhe se këtë e kanë vërtetuar me raporte mjekësore.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti u vazhdua në procedurë të rregullt.