25-11-2024

Përurohen hapësirat e rinovuara të Lavatores së Spitalit të Prizrenit

Sot është  përuruar hapësira e rinovuar e Lavatores në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Projekti ky i cili kap vlerën mbi 250 mijë euro, ku përfshihen renovimi i tërësishëm i objektit, furnizimi me makina të larjes, makina terëse, hekurosje dhe inventar përcjellës.

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ka falënderuar drejtorin e SHSKUK-së Elvir Azizin për mbështetjen në realizimin e këtij projekti, si dhe menaxhmentin dhe të gjithë akterëve që kanë punuar në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm.

”Falënderoj drejtorin e SHSKUK-së për mbështetjen e realizimit të këtij projekti, por edhe projekteve tjera në spital. Renovimi i Lavatores ishte një nga projektet e identifikuara në fillim të marrjes së mandatit, sepse kur e kam vizituar për herë të parë, pashë se kushtet e punës ishin jo të mira dhe pajisjet ishin shumë të vjetra dhe me defekte të shpeshta. Jam shumë e lumtur që sot bashkarisht po përurojmë Lavatoren e spitalit me ambient, pajisje dhe kushte shumë më të mira të punës dhe që do të ndikon në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, tha drejtoresha e spitalit.

Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, ka përgëzuar drejtoreshën dhe menaxhmentin e spitalit të Prizrenit në realizimin e këtij projekti, i mbështetur edhe nga SHSKUK-së, por edhe punën që është duke u bërë në spitalin e Prizrenit, duke premtuar përkrahje edhe të projekteve tjera, që do të jenë në të mirë të qytetarëve në marrjen e shërbimeve shëndetësore.

Projekti ka kushtuar mbi 250 mijë euro, ku përfshihen renovimi i tërësishëm i objektit, furnizimi me makina të larjes, makina terëse, hekurosje dhe inventar përcjellës.

Asnjë koment

Comments are closed.