24-11-2024

Përurohet gjykatorja në Fakultetin Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren

Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, në Fakultetin Juridik të hënën është bërë përurimi i sallës së gjykatores, e cila do të ndihmojë studentët e kësaj njësie akademike për të kryer praktikën brenda hapësirave të fakultetit. Tani këtu studentët e juridikut do të simulojnë raste gjyqësore, të cilat kohë më parë i realizonin në salla të improvizuara  ose në Gjykatën Themelore në Prizren.

Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor në Universitet e vlerësoi shumë të rëndësishme për studentët e kësaj njësie akademike krijimin e hapësirave për simulimin e rasteve, që janë të rëndësishme për konkretizimin e njohurive të tyre në lëmine e juridikut. Ai shtoi se do të tregojnë përkujdesje të veçantë investimeve në këtë aspekt.

Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu, u.d. Dekan në Fakultetin Juridik, i cili e ka iniciuar krijimin e gjykatores theksoi se këtë e kanë bërë për studentët pasi që është detyrë tyre që të krijojnë kushte sa më të mira për studentët. Ai shtoi se krijimi i gjykatores është një arritje e këtij fakulteti dhe universitetit drejt arritjes së standardeve më të lartë evropiane të cilësisë. Dekani Kryeziu po punon me përkushtim në avancimin e kësaj njësie akademike dhe në interesin e përgjithshëm.

Edhe Fatlind Tredhaku Kryetar i Parlamentit Studentor e vlerësoi si mjaftë të dobishme për studentët krijimin e gjykatores, duke e falënderuar dekanin Kryeziu dhe Rektorin Krrabaj për punën e mirë që po bëjnë në menaxhimin e universitetit.

Asnjë koment

Comments are closed.