17-08-2025

Përurohet lapidari në Pashtrik, kushtuar heronjëve të Greikocit të Suharekës

Në Pashtrik sot u mbajt ceremonia e përurimit të lapidarit kushtuar 6 dëshmorëve të Greikocit të Suharekës, Hazir Selimaj, Zenel Curraj, Sabit Lushaj, Naser Tafaj, Fadil Balaj, Adem Mazreku.
Të pranishëm në këtë organizim ishin qindra persona, nga bashkëluftëtarë të tyre deri tek fshatarët.

Me fjalime përkujtimore dhe homazhe, të pranishmit nderuan sakrificën e këtyre burrave që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

 

Asnjë koment

Comments are closed.