23-11-2024

Përurohet salla e edukatës fizike në shkollën “Fadil Hisari” të Prizrenit

Në kontekstin e kremtimit të Ditës së Flamurit kombëtar, në shfmu “Fadil Hisari” të Prizrenit përurohet salla e edukatës fizike.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, që ka marr pjesë në ceremoninë e organizuar, ka thënë se krahas mësimit në klasë, nxënësit e kësaj shkolle tani e tutje do të kenë kushte të përshtatshme edhe për aktivitetet e tyre sportive, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve tanë.

“Mendja e shëndoshë është në trupin e shëndoshë” ka thënë ndër tjera ai.

Drejtori për Arsim në Prizren,  Skënder Susuri,  derisa sa ka thënë se salla e re do të ofrojë kushte për zhvillimin e aktiviteteve  sportive, ka uruar festën e 28 Nëntorit.

Me këtë rast është shfaqur një program i pastur artistik nga nxënësit e kësaj shkolle./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.