21-03-2025

Pesë nxënës të Dragashit kualifikohen për fazën shtetërore të Olimpiadës në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

Në ambientet e ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash, sot u zhvillua faza e dytë e testit me nxënësit e klasave të nënta, i cili po mbahet në kuadër të Olimpiadës së Përbashkët Kosovë – Shqipëri në lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Fazës së dytë të testit i janë nënshtruar gjithsej 52 nxënës, të cilët kanë kaluar fazën e parë të mbajtur nëpër shkollat fillore të Komunës së Dragashit.
Procesin e kanë përcjellur nga afër edhe zyrtarë të DKA-së, të udhëhequr nga Drejtori Zeni Krasniqi.

Pesë nxënësit më të mirë nga Komuna jonë do të marrin pjesë në fazën e tretë të testit, e cila do të mbahet në nivel shtetëror.

Asnjë koment

Comments are closed.