Peshkimi me dorë – adrenalina e djemve të Krushës së Madhe
Këtë javë, emisioni “KREJT KAPAK” me Milotin ju dërgon në zemër të Drinit për të ndjekur nga afër djemtë e Krushës së Madhe, që me zemër të madhe dhe duar të zhveshura vazhdojnë një traditë brezash.
“Po e vazhdojmë traditën, nuk nijmë për rrezik”, thotë Berat Duraku.
Mes adrenalinës dhe ujit të turbullt, nis një luftë për kapjen e peshkut të madh. Dhe atëherë, në një moment tensioni, Agim Malsori e nxjerr një peshk gjigant nga thellësitë: “Llom jemi bo, boll për sot!”, thotë ai, duke shkundur ujin nga fytyra.
Çfarë peshqish kapën, sa peshojnë dhe si arritën deri aty – e zbuloni brenda reportazhit që nuk duhet humbur në Klan Kosova.