26-02-2025

Pësoi sulm në zemër nga frika e qenve që e ndoqën, vdes e moshuara në Podujevë

Një grua në fshatin Obranqë të Podujevës ka vdekur sot pasi ka pësuar sulm në zemër nga frika nga qentë që po e ndiqnin.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri, i cili tha se e ndjera nuk ka pasur kafshime.

“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdekë si pasojë e sulmit në zemër, si pasojë e frikës, nuk ka pasë kafshim. Qentë e kanë ndjek, për shkak të frikës, ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Megjithëse, ne e kemi rianimu, e kemi kthy prapë në jetë mirëpo pas gjysmë ore ka vdekë”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.