25-11-2024

Pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinë ende të mbyllura

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në orë e mëngjesit të së premtes dy pikat kufitare, ajo në Jarinë dhe Bërnjak.

QKMK njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje.

Ndryshe, pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat e vendosura nga serbët në veri, që bllokuan rrugët për pothuajse tri javë rresht.

Barrikadat janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut. /IO

Asnjë koment

Comments are closed.