24-11-2024

Pishinat mund të shkaktojnë disa infeksione

Ata që frekuentojnë pishinat duhet të tregojnë kujdes pasi mund të marrin infeksione të ndryshme. Më të rrezikuar janë të vegjlit ndaj mjekët apelojnë prindërit që t’i drejtohen qendrave shëndetësore nëse do të konstatojnë shenja në trupin e tyre.

Ardhja e stinës së verës dhe temperaturat e larta kanë rritur frekuentimin e pishinave dhe plazheve, transmeton kp.

Por larja në një pishinë përveç relaksit mund të shkaktoje edhe infeksione. Mjekët thonë se në to mund të merren sëmundje të ndryshme si ato gastrointensinale dhe infeksione të lëkurës, syve dhe veshëve.

Asnjë koment

Comments are closed.