24-11-2024

Pizren: Ndërtimari rrëzohet nga ‘skelet’ e objektit ku punonte, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Një rast i tillë i lëndimit në vendin e punës ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në rrugën “Adem Jashari” në Prizten, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një punëtor i ndërtimtarisë, derisa ka qenë duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga ‘skelet’, ku për pasojë ka marrë lëndime trupore, për çka u dërgua me urgjencë në spital.

Viktima, i moshës 48-vjeçare ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar me urgjecë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit,  ku po merr trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”.

Asnjë koment

Comments are closed.