Pjellin vezë floriri, “cilësia” e pabesueshme e guruve që kanë fiksuar familjen e ministrit shqiptar Gjiknuri (video)
Ka bërë bujë lajmi se bashkëshortja dhe të afërm të ministrit Damian Gjiknuri janë ndjekës të një sekti të çuditshëm indian me gru Paramahamsa Vishwananda.
Ky i fundit është akuzuar për mashtrim, ndërsa ditët e fundit ka mbërritur edhe në Shqipëri ku edhe i janë puthur këmbët prej disa zonjave, ku ishte edhe bashkëshortja e Gjiknurit.
Krahas fuqive mbinatyrore që mbështetësit e tyre bësojnë se këta guru kanë, ata njihen edhe për një cilësi të çuditshme, shkruan 360 GRADE. AL
Mbështetësit e tyre besojnë se këta guru nxjerrin vezë të arta prej stomakut të tyre, e cila konfirmonë sipas tyre faktin se ata kanë cilësi mbinatyrore.
Në videon e mësipërme mund të shihni si ilustrim një rast ku njëri prej guruve në fjalë nxjerr vezë floriri nga goja duke mahnitur ndjekësit e tij, ndërsa nuk janë të pakët ata që besojnë se kemi të bëjmë me një mashtrim të trashë.
Për më tepër, ndiqni videon!
360grade.al