29-01-2025

Pjesë e organizatës kriminale, kapet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia kolumbiane e ka arrestuar në qytetin e Kartagjenës, një 33-vjeçar nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të armëve.

Përmes bashkëpunimit me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor “Kartagjena”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar në qytetin e Kartagjenës Almir Gjidia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve.

Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

Asnjë koment

Comments are closed.