12-01-2025

Pjesëtari i FSK-së sulmohet fizikisht nga dy persona në Vushtrri

Pasditen e djeshme në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, ku pas një mosmarrëveshje, dy persona kanë rrahur një tjetër.

Gazeta Sinjali mëson se viktima në këtë incident është pjesëtar i FSK-së, i cili gjatë incidentit ishte jashtë detyrës zyrtare.

Konflikti verbal që eskaloi në sulm fizik bëri që pjesëtari i FSK-së të kërkojë tretman mjekësor, ku tashmë është duke trajtuar në QKUK.

Ndërkohë dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe Policia ndodhet në kërkim të tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.