Pla*gos:et një person me ar*më nga përl:eshja mes disa personave në Suharekë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Suharekën sot rreth orës 11:40, kur një përleshje mes disa personave ka eskaluar dhe ka përfunduar me plagosjen e një individi me armë zjarri.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.
I plagosuri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

“Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore,” tha ai.

