07-01-2026

Plag*osja në Prizren, identifikohen tre të dyshuar, u arratisën me veturë

Policia  ka njoftuar se ka identifikuar tre të dyshuar për plagosjen e mbrëmshme në Prizren, ku të lënduar mbetën dy persona.

Bazuar në informacionet e PK-së, të dyshuarit për aktit janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes, teksa policia ka kryer bastisje në shtëpitë e tyre ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë me gaz.

Pos tjerash, njëri nga të plagosurit është liruar në shtëpi, e tjetri ka vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren për shkak  të dyshimit se ishin plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar, të cilët pas incidentit, me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit dhe janë duke i hetuar rrethanat e rastit. Janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë  të cilëve u janë kontrolluar shtëpitë dhe në njërën prej shtëpive është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë me gaz”.

“Njëri prej viktimave pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, kurse tjetri është ndalur për tretman të mëtejmë mjekësor. Të dyshuarit gjenden ne kërkim policor, ndërsa rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve viktimat janë F. Tabaku dhe V. Hoxha, ndërsa rasti lidhet me një hasmëri të mëparshme.

Asnjë koment

Comments are closed.