“Po, e kam rreh vallahin, pas 3-4 dite ka vdek”, e dyshuara e pranon para gjykatës vrasjen e 67-vjeçares
Në seancën e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prizren, e dyshuara N.A., e ka pranuar fajësinë se e rrahu për vdekje viktimën S.D. (67-vjeçare).
“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdesë”, tha e dyshuara.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, të mërkurën ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të të dyshuarës N.A, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Lexo edhe:
Ndryshe, e dyshuara N.A është arrestuar të martën dhe në prani të mbrojtësit të saj e ka pranuar se ka kryer vrasjen e tani të ndjerës S.D.
Ndryshe, S.D u gjet pa shenja jete të hënën në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa rasti fillimisht ishte hapur si vdekje e dyshimtë. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.