23-11-2024

Po kontrabandonin 20 migrantë nga Siria, arrestohen pesë persona në Vërmicë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Sipas njoftimit për media, sot me datë 27.01.2020, rreth orës 14:00, stacioni policor nga Policia kufitare rajoni “Perëndimi” kanë identifikuar një automjet të dyshuar, me shenjën “taxi”, i cili ishte i ndaluar në dalje të autostradës, afër fshatit Vërmicë.

Policia thotë se ngasësi i automjetit, në momentin që kanë ardhur edhe disa automjete të tjera, është shkyçur nga autostrada dhe së bashku me automjetet e tjera, kanë ndaluar te një restaurant në Vërmicë.

“Njësitë policore menjëherë kanë ndërmarr veprime të nevojshme për identifikimin edhe të ngasësve të tjerë të automjeteve dhe është konstatuar se të gjithë ishin ‘taksist’ katër nga të cilët ishin nga Regjioni i Mitrovicës, ndërsa njëri nga Regjioni i Pejës. Gjatë veprimeve hetimore është kuptuar se ata kishin ardhur për të bërë bartjen e disa pasagjerëve dhe se njëri nga taksistët, ka qenë në komunikim përmes telefonit, me një person që dyshohet se është nga Republika e Shqipërisë dhe një person tjetër, me të cilin kanë komunikuar në gjuhën serbe”, thuhet në njoftim

Sipas Policisë, pas marrjes se informacioneve lidhur me vendndodhjen e pasagjerëve (emigrantëve), njësitet policore, kanë shkuar së bashku me taksistët dhe rreth 20 migrantë nga Siria menjëherë kanë vrapuar që të futen në automjete.

“Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme në lokacion dhe pas konsultimit edhe me prokurorin kompetent të krimeve të rënda, taksistët janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore, ndërsa automjetet e tyre janë sekuestruar. Përderisa, me 20 migrantët është marrë njësia për migrim dhe të huaj në kuadër të PK-së dhe hetuesit Rajonal, për trajtimin e tyre sipas ligjeve të aplikueshme në vend.

Asnjë koment

Comments are closed.