25-11-2024

“Po përcjellte veturën që po transportohej një viktimë që dyshohet se është vetëvrarë”- aksidenti policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident mes veturës së policisë dhe mes dy veturave në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë të martën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, në një prononcim për Insajderin ka bërë të ditur se policia po përcjellte veturën e një familjari që po transportonte një të vdekur, për të cilin dyshohej se ishte vetëvrarë.

“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë, vetura që bënte transportin e viktimës si dhe një veturë tjetër civile”, njofton Elezaj.

Ai tutje thotë se deri më tani, dy police dhe një qytetar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rasti”.

Asnjë koment

Comments are closed.