16-03-2025

Po punonte oborrin, një person në Malishevë gjen dy granata të Luftës së Dytë Botërore

Një person ka raportuar në polici se, derisa ishte duke bërë punime në oborrin e tij, kishte gjetur dy granata dore.

Rasti ka ndodhur në Guriq të Malishevës, dje rreth orës 14:10.

Policia bën të ditur se njësia e FSK-së për deminim ka dalur në vendin e ngjarjes.

Pas tërheqjes së mjeteve shpërthyese është konstatuar se ato i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

Asnjë koment

Comments are closed.