Policët e arrestuar sot dalin para Gjykatës, udhërohet masa e ndalimit
Dje Inspektorati Policor ka zhvilluar aksionin e koduar “Pika 2” në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë të cilit janë arrestuar 26 zyrtarë policorë të dyshuar për korrupsion.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se ndaj të arrestuarve tashmë është urdhëruar masa e ndalimit policor dhe sot pritet të dalin para Gjykatës.
Zyrtarët policorë, me aktvendim të prokurorëve të Prokurorisë Speciale, janë dërguar në ndalim për 48 orë.
26 policët janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.