Policët e kidnapuar dalin para gjykatës në Kralevë, në mesditë mësohet për fatin e tyre
Policia serbe ka kidnapuar të mërkurën tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, të cilët ishin në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.
📜 Prema Briselskom sporazumu Srbija tretira kosovsku policiju kao legalnu oružanu snagu. Zato ukoliko je pripadnik te policije zatečen sa oružjem na teritoriji Srbije bez kršenja ostalih zakona, on ne može biti uhapšen, jer je njegov status za Srbiju jednako legalan kao i status… pic.twitter.com/KnFa5OSTjW
— Advokat Čedomir Stojković 🇷🇸🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) June 16, 2023
Ai tha se sot deri në orën 12:30 duhet të vendoset për ta meqë iu skadon 48 orëshi i ndalimit policor.
“Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”.
Avokati serb, i cili e përshkruan veten si pro perëndimor, ka thënë se sipas “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë”.
“Nëse Serbia bën të kundërtën, do të thotë se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Dhe Serbia po bën pikërisht të kundërtën”.