Polici në Suharekë dyshohet se po voziste pa regjistrim veturën që 6 vjet, kërkohet suspendimi i tij
IPK ka rekomanduar suspendimin e një zyrtar policor të Stacionit Policor në Suharekë.
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative bazuar në të cilat dyshohej se një zyrtar policor i Stacionit Policor të Suharekës drejton veturën e tij private pa regjistrim.

Ai dyshohet se për gjashtë vite me radhë ka përdorur një veturë të paregjistruar.
“Pas pranimit të informacionit është verifikuar informacioni dhe zyrtari në fjalë është ndaluar sot në rrugë nga hetuesit e IPK-së ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk është regjistruar që nga viti 2019”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore kurse IPK ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor./INS