Polici i Kosovës, Artur Mrasori, i cili u lëndua rëndë në operacionin në Zhur, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi.
Pas trajtimit të marrë në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK), Artur Marsori është dërguar për trajtim mjekësor jashtë vendit, në Turqi.
“Policia e Kosovës, me përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Ekipës Emergjente, mundësuan dërgimin e zyrtarit policor për shërim jashtë vendit. Transporti i zyrtarit policor do të bëhet përmes Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ me aeroplan special nga Turqia”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.