25-11-2024

Policia arreston të kërkuarin që dyshohet për tri vepra penale

Një ditë pasi kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij, Policia e Kosovës ka arrestuar Ali Morinën nga Peja.

I dyshuari 27-vjeçar dyshohet për veprat penale hyrje në sistemet kompjuterike, kanosje dhe lëndim i lehtë trupor.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 13.03.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë”, thuhet në njoftimin policor.

I dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48-orё.

Arrestohet i kërkuari nga Policia që dyshohet për tri vepra penale

Asnjë koment

Comments are closed.