Policia britanike zbulon grupin në Instagram të adoleshenteve ku bisedohej për vetëvrasje
Policia ka zbuluar grupin në rrjetin social që përfshinte vajza adoleshente që çoi në “kriza vetëvrasjeje” dhe “vetëlëndim serioz”.
12 vajza të moshave 12-16 vjeç nga Anglia ishin pjesë e një grupi bisedash në Instagram, emri i së cilit i referohet vetëvrasjes.
Ky grup u zbulua kur tri vajza u zhdukën dhe më pas u gjetën në gjendje të keqe shëndetësore në Londër.
Instagrami tha se nuk gjeti përmbajtje me elemente për vetëvrasje apo vetëlëndim në atë grup.
Një nga vajzat, pasi u gjetën në rrugë në gjende të rëndë, tha se u takuan me njëra tjetrën për herë të parë dhe se kanë diskutuar për vetëvrasje, sipas raportit policor, raporton BBC.
BBC-ja merr vesh se disa nga fëmijët janë takuar në platforma të tjera të rrjeteve sociale, por që ishin pjesë e grupit të mbyllur në Instagram – titulli i të cilit përmend fjalë “vetëvrasje” dhe “zhdukje”.
Në nëntor 2020, Instagrami prezantoi teknologjinë e re për të njohur përmbajtje me elemente për vetëvrasje apo vetëlëndim në aplikacionin e vetë.