Policia e kërkon këtë person, dyshohet për vjedhje të rëndë ( foto brenda tekstit )
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Policia ka bërë me dije se personi që kërkohet, dyshohet se është përfshirë në një rast ‘Vjedhje e rëndë; më 11 nëntor të vitit të shkuar.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192.