Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të kushteve të vështira atmosferike
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e reshjeve atmosferike, rrugëve me ngrica dhe dukshmërisë së zvogëluar, kushtet e qarkullimit janë të vështirësuara në shumë segmente rrugore.

“Mbani distancë të sigurt nga mjeti përpara. Përdorni dritat në kushte të dukshmërisë së reduktuar. Shmangni manovrat e rrezikshme (parakalime të panevojshme, frenime të papritura). Sigurohuni që automjeti të jetë i pajisur dhe teknikisht i rregullt për kushte dimërore”.
“Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në terren për monitorim dhe menaxhim të trafikut, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve është kyç për siguri të përbashkët. Udhëtoni me kujdes. Siguria juaj është prioriteti ynë”, ka thënë policia.

